Aksidentohet me zetor, humb jetën 42-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Viktima është B.M nga fshati Këmishtaj i Divjakës. Ai ka qenë duke drejtuar një zetor bujqësie, ku ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një kanal anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.