Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tjetër lëkundje ka goditur Durrësin pak minuta më parë.

Forca e lëkundjeve ka qenë 3.5 e shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 9 km larg Vorës dhe 23 km nga Tirana.

Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.

Ditën e sotme, Tirana dhe Durrësi janë goditur nga disa tërmete, më i forti ai i mëngjesit me magnitudë 4.1 ballë.