Flet Xhafer Tahiri, thotë se nuk e kërcënoi asambleistin e VV-së

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës Gazeta Blic raportoi se në një restorant në periferi të Vushtrrisë, kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri, pati një mosmarrëveshje me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj.

Ky i fundit kishte deklaruar se është kërcënuar nga Tahiri.Por, një gjë të tillë e ka mohuar i pari i komunës së Vushtrrisë.Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Lajm i rrejshëm dhe tentim për viktimizim e faktorizim nga ky individ. Ka kamera dhe ka dëshmitar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ka bërë të ditur se organet kompetente do të sqarojnë çdo gjë. Megjithatë ai, lidhur me rastin të mërkurën, pati thënë se është kërcënuar nga Xhafer Tahiri, duke i thënë “ta çkyjë gojën”.

“Ishim në mbrëmje të maturës, erdhi kryetari i komunës Xhafer Tahiri dhe më kërcënoi duke më thënë mbylle se ta çkyjë gojën. Jam afër restorantit po e pres policinë, me shku në stacion me dhënë deklaratë. Kemi pasur debate për çështje të komunës, kurse sonte pata këcënim direkt, në restaurant janë kamerat. Unë kam qenë me kolegët në tavolinë, ai ka ardhur gjoja se me na përshëndet, por ai ka qenë provokim nga ana e tij. Unë i thash s’kam nevojë me u pershendet me ty tha mshele se ta çkyjë gojën. Ka bërë përpjekje edhe me sulmu”, deklaroi Haradinaj për Blic.