Tjetër tërmet ndihet në Shqipëri

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë, i cili solli 41 viktima dhe 750 të lënduar, duket se toka nuk po gjen qetësi pasi një tjetër lëkundje u regjistrua pak më parë.

Mësohet e epiqendra e lëkundjeve të tërmetit ka qenë në detin Adriatik.

Ndërsa magnituda e këtij tërmeti ka qenë 4.6 me thellësi 10 km.