Tokio 2019, Driton Kuka i përlotur: “Disi tregove si luftohet për Kosovën”

Selektori i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, ka shprehur gëzimin e tij pas medaljes së fituar nga Distria Krasniqi në ditën e parë të Kampionatit Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Ai përmes një postimi në FB shkruan “Disi Disi sot me performancën tënde, tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë”, shkruan trajneri më i mirë shqiptar.

‘Toni’ u pa në lot me të përfunduar meçi mes Distrias dhe spanjolles Martinez, pasi kjo është medalja e parë në karrierë për 23 vjeçaren pejane dhe suksesi më i madh për Kosovën në kategorinë -48kg.

Driton Toni Kuka:

Medalja në Kampionat Botëror!

Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë!

E bronzta e Disit ka shkëlqim që ti merr sytë në Japoni!

Kosova mbi të gjitha miq ????????