Tomë Gashi nuk arrin të dëshmojë në Hagë, u infektua me COVID-19

Tomë Gashi nuk ka arritur që të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë.

E gjithë kjo pasi avokati nga Kosova është infektuar me virusin COVID-19.

Kjo është konfirmuar nga avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, transmeton lajmi.net.

“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, z.Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me Covid dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”, ka thënë ai.

Ndryshe tashmë është duke u zhvilluar seanca e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt në kuadër të Speciales në Hagë.