Trafiku “çmend” policin në Nju Jork, godet makinat (Video)

Media amerikane “New York Daily News” ka bërë publike një video, ku shihet një polic, të cilin e lëshojnë nervat në trafik dhe fillon e godet makinat.

Polici i trafikut u nxeh kaq shumë nga fakti se nuk po ecte dot më me automjet, sa goditi fillimisht makinën që kishte përpara, kurse më tej edhe atë që kishte pas.

Në lidhje me këtë video, Policia e New York tha se rasti po hetohet, kurse polici është dërguar në spital, pasi gjatë përplasjeve ka marrë plagë në trup.

https://youtu.be/1cZpn_4GS2Q