Tragjedi/ Kartelet i marrin jetën pa arsye 9 personave, mes tyre 6 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur tre gra amerikane dhe gjashtë fëmijë nga një familje, kanë gjetur vdekjen.

Disa të shtëna me armë kanë goditur qytetin kufitar të Sonoras. Ishin 17 anëtarë të familjeve LeBaron dhe Langford që po shkonin në një martesë.

Rhonita Maria LeBaron ndodhej së bashku me foshnjat e saj binjake 6 muajshe, Titus dhe Tiana dhe dy fëmijët e saj, Krystal 10 dhe Howard 12 vjeç brenda një furgoni.

Në ato momente, kartelet e drogës hapën zjarr mbi furgonin ku ato ndodheshin. Arma goditi rezervuarin e gazit dhe si pasojë, pati një shpërthim të fuqishëm.

Si pasojë, Christina Langford Johnson, Dawna Ray Langford, dy fëmijët e saj e Dawna, gjetën vdekjen. Foshnja 7-muajshe e Christina u gjet e gjallë në dysheme.