Tragjedia e anijeve të mbytura, vazhdon kërkimi për të zhdukurit

“Gjysmëhëna e Kuqe” ka raportuar se ka gjetur jashtë qytetit bregdetar libian të Khoms, 62 trupa të emigrantëve që udhëtonin me dy anije drejt brigjeve të Mesdheut, mbytja e të cilave shkaktoi vdekjen e 150 njerëzve.

Dy anijet me emigrantë ishin nisur nga qyteti Khoms, rreth 120 km larg nga kryeqyteti Tripoli.

Sipas të mbijetuarve të tragjedisë, anijet kishin në bord rreth 300 emigrantë, 140 nga të cilët u shpëtuan dhe morën ndihmë mjeksore dhe humanitare.

UNHCR ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që njerëzit që arrijnë të mbërrijnë në breg apo të shpëtohen në det, të mos jenë të detyruar të kthehen në Libi, një zonë konflikti ku emigrantët burgosen në kushte çnjerëzore.

Si agjencia e OKB-së për refugjatët po ashtudhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, kanë theksuar se vdekjet në det nuk kanë ndalur kurrë që nga fillimi i stinës së verës.

Vetëm në muajin maj, 65 emigrantë humbën jetën pasi anija me të cilin po udhëtonin u mbyt në brigjet e Tunizisë.

Shqiptarja.com