Tragjedia në Pejë e në Tetovë, reagon Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar për tragjedinë e mbrëmshme në Pejë si dhe për shpërthimin e zjarrit në spitalin e Tetovës.

Ai tha se vrasja e Ademajt dhe Kadriajt është një krim i rëndë autorët e të cilit duhet të gjenden menjëherë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të gjithë jemi shumë të tronditur nga dy ngjarjet e sontme, të cilat na prekën e na pikëlluan pa masë.

Vrasja e Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga PDK-ja dhe e Blerand Kadriajt nga Deçani është një krim i rëndë autorët e të cilit duhet të gjenden menjëherë. Inkurajojmë organet e rendit të bëjnë çmos që të zbardhet rasti e të kapen dorasit.

Familjeve Ademaj e Kadriaj ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Po sonte u trishtuam edhe nga djegia e spitalit në Tetovë. Deri tash mësohet për disa viktima dhe të tjerë të lënduar rëndë.

Bashkëndjejmë thellë me të gjitha familjet të cilat i humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të papërshkrueshme. Kurse të lënduarve ju dëshirojmë të shërohen.

Pranoni ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.