Tragjike: Një 56-vjeçare nxirret pa shenja jete nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një gruaje në Liqenin Akumulues, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se viktima është e moshës rreth 56-vjeçare.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.