Me traktorë dhe kuaj përballë policisë, përgjaket protesta e fermerëve (video)

Protestë, përleshje me policinë, të plagosur dhe viktima.

Kjo është ajo që po ndodh në kryeqytetin indian New Delhi.

Protagonistë janë fermerët që protestojnë kundër ligjeve të reja të bujqësisë duke thyer barrikadat e policisë dhe duke hyrë në zonën historike të qytetit.

Dhjetëra mijëra fermerë, me traktorë dhe kuaj, kanë dalë në rrugë që prej nëntorit duke protestuar kundër ligjeve të reja që rregullojnë tregjet e prodhimeve, të cilat sipas tyre, do të shkatërrojnë jetesën e tyre, nuk ofrojnë asnjë mbrojtje për çmimet dhe u rrezikojnë tokat.

Gjatë protestave një protestues humbi jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.