Trajleri në aksin Milot-Rrëshen përplaset me mbrojtësen anësore, bllokohet njëri krah i rrugës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në segmentin Milot-Rrëshen. Mësohet se një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe. Për fat të mirë drejtuesi i trajlerit nuk ka mbetur i lënduar, por mjeti i rëndë ka bllokuar njërin krah të lëvizjes.

Paraprakisht mendohet se shkak për humbjen e kontrollit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë.