Vdes nëna e heroit, Fehmi Lladrovci

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nëna e heroit, Fehmi Lladrovci.

Mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë nëna e heroit, Fehmi Lladrovci.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është vëllai i heroit, Fehmi Lladrovci.

Njoftimi i plotë i Lladrovcit:

Njoftim!

Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!

Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.