Trajneri i Bullgarisë: Duhet ta pranojmë, nuk i kemi lojtarët si të Kosovës

Kosova ka fituar me rezultatin 2 – 3 ndaj Bullgarisë, duke i surprizuar të gjithë në fundin e takimit. Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte Rashani që do të gjente rrjetën, për të kaluar në avantazh dardanët.

“Shqiperia.ch” sjell edhe deklaratën e fundit të trajnerit të bullgarëve për mediat vendase, Krasimi Balakov, që e pranon humbjen duke theksuar faktin se nuk i ka futbollistët e tij si ata të Kosovës.

“Një fund i keq për ne, por duhet ta pranojmë që Kosova ishte jashtëzakonisht shumë më e mirë në fundin e ndeshjes. Janë komentuar gjatë për formën e tyre, por tani, ne bullgarët, nuk mund të bëjmë asgjë. Kosova ka lojtarë klasi dhe ne duhet ta pranojmë. Ata e njohin topin shumë mirë dhe është e vështirë që ta humbin.

E dëshironim shumë atë golin e tretë, sepse do të na jepte fitoren. Por takimin e fitoi ai që ishte më mirë fizikisht. Mbrojtja jonë nuk luan në ekipe të mëdha. Jemi duke vuajtur me lojtarët që luajnë në kampionatin vendas. Nuk i kemi futbollistët që të luajnë me skuadrat e nivelit të lartë, ndërsa Kosova i ka 2-3 të tillë”, ka thënë Balakov.