Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka bërë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para kualifikuese në Nations League. Kombëtarja e cila është në Ligën C, Grupi 4, do ta nisë me ndeshjen kundër Bjellorusisë në Minsk, më 4 shtator, ndërsa tri ditë më pas do të presë Lituaninë në “Air Albania”.

Veç këtyre skuadrave, në grup është edhe Kazakistani.

Lista e lojtarëve është kjo: Berisha, Strakosha, Hoxha, Ismajli, Dermaku, Kumbulla, Xhimshiti, Mihaj, Veseli, Çepele, Hysa, Trashi, Memolla, Lenjani, Gjasula, Ramadani, Abrashi, Uzuni, Laçi, Bare, Selahi, Roshi, Kamberi, Sadiku, Broja, Balaj, Manaj, Cikalleshi.