Pak para ndeshjes me Çekinë, lajm i keq për Kosovën nga “Doosan Arena”

Çekia kishte vendosur një muaj më parë që ndeshjen vendimtare kundër Kosovës ta luajë në stadiumin e “Doosan Arena”.

Stadiumi i përket kampionit të shumëfishtë vendas Viktoria Plzen, por duket se kjo arenë i sjell shumë fat kombëtares çeke, shkruan lajmi.net zyrtare të luajtura aty, Çekia numëron 4 fitore.

Çekët mposhtën Maltën 2-1 në vitin 2012, Islandën (2-1) në vitin 2014, Kazakistanin (2-1) në vitin 2015 dhe San Marinon (5-0) në vitin 2017 në këtë stadium.

Ndeshja kundër Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45, do të jetë e 5-ta për Çekinë në “Doosan Arena” pas katër fitoreve.