Tre makina të përfshira në një aksident në Durrës, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës në rrugën paralele pranë portit të qytetit. Sipas burimeve paraprake në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

Si pasojë, përveç dëmeve materiale, dy persona të plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit. Nuk dihet ende saktësisht gjendja e personave të plagosur, por lajmi i mirë është se nuk raportohet për një gjendje kritike të tyre.

Shqiptarja.com