Ndërroi jetë polici kosovar dhe veterani i UÇK-së

Gjatë ditës së sotme ka ndërrur jetë, Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Nismës, Enver Hoti.

“Me dhembje të thellë e mora lajmin për largimin nga kjo jetë e shokut dhe bashkëluftetarit tim, Maliq Hoti – MALA.
Jeta, vepra dhe aktiviteti YT do të jenë shembull ndër breza. Do të na mungoj shumë njeriu i urtë i ndershëm dhe human”, ka shkruar ai.