Tre persona në Infektivë në gjendje kritike nga koronavirusi, njëri erdhi sot pa vetëdije

Tre të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike.

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 43 raste me Covid-19, kurse, tre janë në gjendje kritike.

Sipas tij, nga 170 raste të konfirmuara me Covid-19, 70 kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive.

“Gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë me përjashtim të 8 rasteve, ku 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno terapi dhe tri raste në gjendje me të rënd që ne e quajmë gjendje kritike”, ka thënë ai.

Krasniqi shtoi se njëri nga rastet e rënda është qe 10 ditë në Klinikën Infektive dhe është në respiratorë, ndërsa, tjetra është që katër ditë. Kurse, personi i tretë është rast që është pranuar sot në klinikë dhe ishte pa vetëdije.

Ai shtoi se sipas të dhënave i bie që në 10 mijë banorë e kemi një të prekur me Covid-19.