Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, nisen për në QKUK

Në ora 19:15 ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se për pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore,s hkruan IndeksOnline.

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Bajram Krasniqi.