Tre të vdekur dhe mbi 2 mijë e 300 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Kurse nga 7 mijë e 634 testime kanë rezultuar 2 mijë e 383 raste pozitive me COVID-19.

Ndërsa 23 mijë 593 persona janë ende të infektuar me virusin vdekjeprurës dhe 1 mijë e 754 janë shëruar.

Derisa që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë bërë 1 milion e 605 mijë e 128 testime, nga të cilat kanë rezultuar 241 mijë e 512 raste pozitive dhe 3 mijë e 286 persona kanë vdekur.