Tre ushtarë amerikanë vdesin në bazën Kenias nga sulmi i Al-Shabab

Në një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kenia kanë vdekur tre pjesëtar të ushtrisë nga sulmi i grupit terrorist, Al-Shabab.

Kjo u bë e ditur në një deklaratë të ushtrisë amerikane, transmeton Klan Kosova.

Komandanti amerikan Stephen Toënsend, tha se lutjet e tyre janë me familjet e shokëve të ekipit që humbën jetën sot, shkruan Euronews.

Ky ishte sulmi i parë i grupit të lidhur me al-Kaidën kundër forcave amerikane në Kenia.