Tre vjeçari bie nga ballkoni, shikoni se si i shpëtoi vdekjes (video)

Një tre vjeçar derisa ishte duke luajtur në ballkonin e shtëpisë së tij ka rënë poshtë aksidentalisht. Rasti ka ndodhur në një qytet të Indisë.

Atë moment, një person ishte duke lëvizur me karrocën e tij me ç’rast fëmiu ka rënë mbi të, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, prindërit e fëmiut si shenjë falenderimi personit që i shpëtoi jetën fëmiut të tyre vendosën t’i blejnë rroba dhe ëmbëlsira. /Indeksonline/