Sporting Lisbona është fitues i Kupës në Portugali (video)

Finalja e Kupës së Portugalisë ishte një dramë e vërtetë, e cila në fund u vendos pas ekzekutimit të penalltive dhe i takoi skuadrës së Sporting Lisbonës.

Pas 120 minutave lojë, ishte skuadra e Sporting ajo që ngriti trofeun e Kupës së Portugalisë, duke eliminuar Porton.

Ishte skuadra e Portos, ajo e cila e para kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e Tiquinho.

Kundërpërgjigja e Sporting erdhi vetëm pesë minuta më vonë, duke barazuar shifrat me anë të Bruno Fernandes.

Loja e rregullt përfundoi me rezultatin 1 -1, ku skuadrat shkuan në vazhdime.

Ishte Bas Dost në minutën e 101-të, ai që i dha epërsinë e parë skuadrës së Sporting, duke përmbysur kështu Porton për të afruar Sportingun një hap larg trofuet.

Porto tentoi deri në fund që të barazonte shifrat, dhe një gjë të tillë e bëri në minutën e fundit, duke shënuar me anë të Felipe dhe për të lënë gjithçka në fatin e penalltive.

Por, në ekzekutimin e penalltive ishte skuadra e Sporting, ajo e cila arriti të fitonte me rezultatin 5 – 4.

https://streamable.com/60h55