Trendafilova vjen në Kosovë, PSD thërret konferencë për media

Partia Sociademokrate nesër do të mbajë konferencë për media, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se konferenca fillon nga ora 13:00.

“Konferenca mbahet në zyret qendrore të PSD-së, në rr.Bajram Kelmendi, Nr.68, lagjia 4 Llullat”, ka shkruar tutje ajo.

Ndryshe, dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë planifikuar një takim kryetarees Trendafilova në Gjilan me përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë këtij takimi, Trendafilova do të flasë rreth punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në vijim të fjalës së saj, do të ketë një seancë me pyetje dhe përgjigje.

Ky takim është paralajmëruar të mbahet më 21 shtator 2022 nga ora 10:00 deri në 11:30.