Molliqaj e quan servil Haki Abazin: Ti ke qenë iniciatori kryesor për ndarjen e VV-së

Dardan Molliqaj nga PSD-ja është ndeshur keq me Haki Abazin tashmë nga VV-ja.

Molliqaj në ‘Pressing’ tha se VV-ja nuk po e merr guximin që të dal nëpër debate.

Ndërsa, në këtë debat Abazi ju kundërvë duke i thënë se ky nuk është askushi që të bëj këtë vlerësim për VV-në.

Molliqaj i drejtohet Abazit duke i thënë se ky është njëri prej njerëzëve servil, dhe se ka qenë njeriu kryesor që ka insistuar ta ndaj VV-në.

“Unë para vetës kam një analist, po jo një njeri të VV-së. Ma VV është Jusf Thaçin se sa me njerëz që po vinë në debat. Ata nuk guxojnë me dal me folë me të tjerët, kisha pas qefë me diskutu me ta. Pije do ujë përmbaju. Ti je një servil Haki, ti je përfitues. Haki ti ke qenë iniciatori kryesor që kur ka ardhur Feri për me nda VV-në, tha Molliqaj.