Treni godet veturën në afërsi të Aeroportit të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku një tren e ka goditur një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informacionin për një aksident, mirëpo përveç dëmeve materiale ende nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”- tha Hoxha.

Në hekurudhën që çon për në aeroport, qarkullon një tren i mallrave.