Tri Federatat e presidentët shqiptar ndërtojnë nga një shtëpi në Shqipëri

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ai FFK-së Agim Ademi dhe presidenti i FFNM-së Muamed Sejdini janë takuar sot dhe kanë vendosur të bëjnë një gjest shumë të rëndësishëm për të prekurit nga tërmeti.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi, do marrin përsipër rindërtimin e 3 shtëpive të rrënuara.

NJOFTIMI I DUKËS:

Sot në Durrës prita me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gatishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!