Tri parti politike po këkojnë rinumërim të votave

Tri subjektet politike Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën po kërkojnë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.

Që të trija këto kanë paraqitur ankesa me pretendimet se formularët e rezultateve të kandidatëve nuk kanë qenë në rregull dhe votat nuk janë regjistruar ashtu siç duhet.

Kështu ka thënë për FaktePlus, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mulë Desku.

“Tri subjekte politike PDK,LDK dhe Nisma AKR-PD kanë paraqitur ankesa në PZAP- me pretendimet se Formularët e Rezultateve të kandidatëve nuk kanë qenë në rregull dhe votat nuk janë regjistruar ashtu siç duhet në ata formular. A kanë kërkuar rinumërim unë nuk e di se ankesat i shqyrtojnë gjyqtarët”, ka thënë ai.