Tri skuadra të interesuara për Hysajn

Aventura e Elseid Hysaj tek Napoli po shkon drejt fundit.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ditë më parë ka paralajmëruar largimin nga klubi napolitan pasi nuk kishte hapësirën e dëshiruar nga vet lojtari.

Top klubet evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, si Manchester United, Inter, Juventus apo Bayern Munich.

Por sipas Radi Kiss Kiss Napoli që është shumë e afërt me klubin, për shqiptarin janë vetëm 3 klube të interesuara dhe ato janë: Atletico Madrid, Roma dhe Milan, shkruan albeu.com

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën Hysaj, por një gjë është e sigurt që ai nuk do të jetë pjesë e Napolit të Ancelottit për sezonin e ardhshëm.