Tri vdekje të dyshimta në Prishtinë brenda ditës

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Prishtinës.

Policia ka njoftuar se një rast ka ndodhur në Radashefc, një në Keqekollë dhe një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastet sipas policisë:

HETIM I VDEKJES

QKUK 13.04.2022 – 10:08. Raportohet se viktima mashkull në rrethana të pa njohur është alivanos tek një depo dhe si pasojë, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Fshati Keqekollë, Prishtinë, 13.04.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Fshati Radashefc, Prishtinë, 13.04.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.