8 rregulla për furrat e bukës në kohë koronavirusi

Bizneset ushqimore dhe kryesisht furrat e bukëve do kontrollohen imtësisht për të parë nëse respektojnë masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19.

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit njofton se tashmë të gjitha bizneset ushqimor, do të kontrollohen për 8 kritere bazë që janë të domosdoshme për tu zbatuar.

Fillimisht të gjitha këto biznese duhet të sigurojnë përdorimin e masave mbrojtëse dhe të mos lejojnë më shumë se një klient brenda. Po ashtu subjektet duhet të garantojnë, sigurinë, cilësinë dhe etiketimin e të gjithë produkteve që tregtojnë.

Më thelbësorja është që nuk do të lejohet që buka të prihet si dhe duhet të largohen nga ambientet e shërbimit makinat prerëse të bukës.  Për çdo shkelje subjektet do të ndëshkohen, dhe sipas AKU nuk do të lejohet asnjë abuzim.

Shqiptarja.com