Tronditet Korça nga një tërmet i fuqishëm, banorët në panik dalin nga shtëpitë (video)

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Korçë dhe në zonat përreth. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Epiqendra e tij ka qenë 9 kilometra nga Korça në thellësi 10 km. Banorët e zonës kanë dalë nga shtëpitë pasi janë panikuar nga lëkundja.

Ndërkohë pak momente më vonë është ndjerë një tjetër lëkundje me epiqendër 6 kilometra larg Bilishtit me magnitudë 3.4 ballë.

Shqiptarja.com