Albulena Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur që të fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura dje në Podujevë, pa pasur nevojën të shkohet në balotazh.

Bulliqi mori mbi 51% të votave nga qytetarët e Podujevës.

Pas kësaj ka reaguar edhe anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu e cila tha se sa më shumë që injorojnë mesazhin mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale!”, tha ajo.

Ndryshe mbrëmë Haxhiu tha gjithashtu se do të vazhdojnë t’ia kthejnë dinjitetin shtetit, komunave dhe qytetarëve.

“Jo rastësisht e kemi thënë…..në njërën anë është Lëvizja VETËVENDOSJE! me qytetarët, në anën tjetër klubi i stërvjetëruar politik!#vazhdojmë deri sa t’ja kthejmë dinjitetin shtetit, komunave dhe qytetarëve!

Bravo Llapi”.