Trump: Europa të pranojë të burgosurit e ISIS-it

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje shteteve europiane që të pranojnë të burgosurit e ISIS-it në vendet e tyre të origjinës.

“Europa duhej t’i kishte pranuar pas kërkesave të shumta. Ata duhet ta bëjnë këtë tani”, shkroi Trump në Twitter.

“SHBA ka të burgosurit më të këqinj të ISIS-it”, tha ai duke shtuar se Turqia dhe kurdët nuk duhet t’i lejojnë të burgosurit të ikin.

“Ata asnjëherë nuk do të vijnë dhe nuk do t’u lejohet hyrja në SHBA”, shtoi ai.

”Turqia do të ndërmarrë mbikëqyrjen e elementeve të ISIS-it në qendrat e ndalimin dhe familjeve të tyre në kampet që ndodhen në zonat që do të pastrohen nga terroristët e YPG/PKK”, njoftoi Ministria e Jashtme e Turqisë.