Trump i shkruan Vuçiqit: I kërkon normalizimin e raporteve me Kosovën

Presidenti i Amerikës Donald Trump i ka shkruar Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me rastin e ditës së pavarësisë me 15 shkurt, ku përveç tjerash i ka kërkuar normalizimin e raporteve me Kosovën.

Trump ka uruar popullin serb përmes Vuçiqit, dhe ka thënë se Serbia duhet të rregullojë raportet me Kosovën.

“Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë”, thuhet në letrën dërguar Vuçiqit.

Kjo është letra e tij:

I nderuari president, populli amerikan dhe unë personalisht dërgojmë urimet më të ngrohta juve dhe popullit serb me rastin e ditës së pavarësisë, 15 shkurt. Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar./gazetametro.net