‘Trump-it s’i lejuan as kandidaturën’: Nikki Haley megjithatë pëson humbje turpëruese nga ai në Nevada

Rivalja kryesore e Trump, Nikki Haley ka pësuar disfatë turpëruese në primaret republikane të Nevada pavarësisht se opsioni Trump nuk ishte në fletëvotim.

Shumica e votuesve kanë zgjedhur opsionin “Asnjërin nga këta kandidat” ky opsion kishte më shumë vota se sa Haley.

Pas numërimit të 86% të votave “Asnjëri nga këta kandidat” numëroi 63% të votave të primareve ndërsa Haley vetëm 31% mirëpo kjo garë është e pavlefshme pasi që partia republikane e ka shpallur të tillë për shkak të ndalimit të Trump për të kandiduar aty, raporton The Associated Press.

Pavarësisht që abstenimi nga votimi nuk do të ketë ndikim në garën e primareve, nga njohësit kjo është parë si tregues i ndikimit që ka Trump brenda partisë së tij./gazetametro.net