E dhimbshme: Pas një aksidenti në Danimarkë, vdes 23 vjeçarja nga Vushtrria

Një lajm tejet pikëllues dhe i dhimbshëm vije në këtë orë të mbrëmjes së sontme, ku njoftohet për ndarjen nga jeta të bashkatdhetarës sonë në moshë tejet të re.

Është Resmije Ismajli, 23 vjeçarja me prejardhje nga Vushtrria që njoftohet se ka ndërruar jetë dje si pasojë e një aksidenti me veturë në shtetin e Danimarikës.

Për ndarjen e hershme nga jeta të së ndjerës kanë shkruar familjarët e saj që gjithashtu kanë njoftuar se e ndjera do të varrozet më 17 Nëntor në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby.” shkruan babai i së ndjerës.

Ismajli edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver!

Njoftimi i plotë nga familjarët:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se dje me datën 11.11.2021 ndërroi jetë vajza jonë Resmije Smajli në moshën 23 vjeqare pas një aksidenti trafiku ne Danimarke.

Gjithmonë do të kujtojmë me mallë, dhe do të mbetësh e pa vdekshme në zemrat tona.

Resmije pesoj aksident me veture. Resmije kishte vetem 4 muaj per ta mbaruar universitetin.