Trump ndërpret fondet për OBSH-në në mes të pandemisë së koronavirusit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se vendi i tij po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit.

“Sot, po udhëzoj administratën time, të ndalë financimin e OBSH-së, ndërkohë që kryhet një shqyrtim, për të analizuar rolin e OBSH-së, në keqmenaxhimin e rëndë dhe fshehjen e përhapjes së koronavirusit”, u shpreh Presidenti Trump.