Shoqërohet në polici ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi

Shoqërohet në komisariat deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Shoqërimi i saj vjen pas tensioneve të ndodhura gjatë paradites në KZAZ-në numër 16 në Burrel, ku mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore.

Po ashtu mësohet se në polici është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD në Mat, Denisa Vata.

Pranë KZAZ-së së Burrelit ka mbizotëruar një situatë e tensionuar, ku nga përplasjet ka mbetur i plagosur edhe vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në këtë qark, Alfred Lika.

Ky i fundit mësohet se ka pësuar frakturë të rëndë në kokë, gjatë përplasjeve me FNSH për nxjerrjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ. Për pasojë, Lika është transportuar me helikopter për në Tiranë, ku po merr mjekim.