Trump: Rreze dielli, ultravjollcë dhe injektim dezinfektuesish kundër COVID-19

Drita e diellit, rrezet ultraviolet ose dezinfektues të injektuar në trup për të vrarë koronavirusin, janë sugjerimet që vijnë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

”Duhet të testojmë injeksione ultravjollcë, dezinfektues dhe zbardhues për të parë nëse ata e vrasin koronavirusin”, deklaroi Trump.

Këshillat e shefit të Shtëpisë së Bardhë shkaktuan menjëherë polemika të ashpra nga shumë ekspertë, të cilët i përcaktuan si “të papërgjegjshme dhe të rrezikshme” sugjerimet e Trump, pasi kjo mund të shtyjë dikë që të përpiqet të injektojë vetë dezinfektuesin në shtëpi.

Trump gjithashtu tha se ai nuk pajtohet me ekspertin Anthony Fauci që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pas me zhvillimin e testeve për koronavirusin.

”Shumë vende në botë duan testet tona. Ne jemi ata që bëjmë më shumë”, shtoi ai./atsh