Arrestimi i çekëve para fabrikës së armëve, Latifi tregon çfarë rëndësie kishte ai vend për UÇK-në

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka treguar për rëndësinë që kishte fabrika e armëve në Poliçan për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në kohën kur katër turistë çekë u arrestuan për shkak se kishin shkrepur fotografi para kësaj fabrike, Latifi ka shfrytëzuar rastin të flas për rëndësinë e kësaj fabrike, në një kohë kur UÇK-në nuk e furnizonte askush me armë, përpos Shqipërisë.

“Katër shtetas çekë qenkan arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë fabrikës së armëve në Poliçan”, shkruan Latifi.

“Ky lajm më kujton diçka të rëndësishme që lidhet ne historinë ma të re të Kosovës: i gjithë baroti i UÇK- së ka qenë prodhim i kësaj fabrike. Neve nuk na jepte armë askush, përveç Shqipnisë. Pa Poliçanin nuk do të kishte UÇK”, shtoi ai.