Trump tregon datën e zyrtarizimit të kandidaturës për mandatin e dytë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, synon që të kandidojë për president edhe për një mandat.

Ai ka konfirmuar se më 18 qershor do ta zyrtarizojë kandidaturën e dytë, transmeton Fokusi.info.

“Shpalljen e kandidaturës për mandatin e dytë presidencial do ta bëjë bashkë me Zonjën e Parë, Melania, Zëvendëspresidentin Mike Pence dhe Zonjën e Dytë Karen Pence, më 18 qershor në Orlando të Floridas në qendrën Amway që ka 20 mijë ulëse”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Bashkoni në këtë tubim historik”.