Haradinaj del nga selia e PDK-së, tregon qëllimin e kësaj vizite

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave, pas vizitës që bëri në selinë kryesore të PDK-së, në Prishtinë.

Ish-kryeministri tha se ka vizituar PDK-në për të përkrahur këtë subjekt pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin lidhur me aktakuzat.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat.Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së, gara politike kemi pas gjithmonë mospajtime por kam qenë në UÇK, Ramush Haradinaj është UÇK jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabu çdo herë”, deklaroi Haradinaj.

Ramush Haradinaj mohoi se ka qenë një takim ku është folur për zgjedhje apo për çështjen e Presidentit të Kosovës.

“E thash edhe njëherë agjenda politike e partive vazhdon, qëllimi është që vetëm nëse Serbia e mban mend betejën e Kosovës, edhe na e mbajmë mend që mijëra vjet jemi në këtë vend, Kosova është e shqiptarëve”, tha Haradinaj.