Trumpi pas votimit për shkarkim: A i kanë parë demokratët sondazhet në javët e fundit?

Presidenti Trump ka reaguar në kohë reale pas vendimit historik të Dhomës së Përfaqësuesve për ta shkarkuar nga posti.

Gjatë një tubimi në Michigan, Trump e ka quajtur votimin “partiak, jokushtetues dhe ilelag”.

“Kjo është një vetëvrasje për Demokratët. A nuk i keni parë sondazhet për mua në javët e fundit? Demokratët donin që të më shkarkonin nga dita e parë, në fakt që para se të garoja”, u ka thënë Trump përkrahësve të tij, raporton KTV.

Ndërkohë, në një komunikatë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “e mërkura është kulmi i turpit në historinë e legjislativit të kombit amerikan”.