Trumpi vlerëson “rikthimin e madh amerikan”, Pelosi ia gris fjalimin

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshëndetur “rikthimin e madh amerikan” në një fjalim para Kongresit.

E këtë e bëri në prag të lirimit nga akuzat me të cilat po përballet në gjykimin që po zhvillohet në Senat.

Në fjalimin e tij vjetor, presidenti republikan u përmbajt që të mos kritikonte drejtpërsëdrejti ligjvënësit që kanë tentuar ta largonin atë nga pushteti.

Ligjvënësit republikanë brohoritën “katër vjet të tjerë”, duke e motivuar atë për zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë në nëntor.

Në kuadër të adresimit vjetor pati edhe skena mes Trumpit dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ku kjo e fundit ia grisi një kopje të fjalimit të Trumpit.