Ishin arrestuar për trafik heroine, dënohen 3 shqiptarët

Tre shqiptarë që ishin arrestuar në 22 Korrik të vitit të shkuar për trafik droge janë dënuar nga një gjykatë në Itali. Ata ishin arrestuar në kuadër të operacionit “Riviera” në Rimini, pasi policia u gjeti një sasi heroine në banesë.

Mediat në Itali bëjnë më dije se 26-vjeçari Mateo Gjepali dhe 33-vjeçari Armand Kapidani u dënuan me 10 vite burgim dhe një gjobë prej 82 mijë Euro. Ndërsa Gazmend Gjepali, kushëri me Maeto Gjepalin u dënuar me 11 vite burgim dhe 84 mijë Euro gjobë.

Mateo Gjepali, i konsideruar si një person i njohur për botën e krimit dhe trafikut të drogës në Veri të Italisë, i kishte shpëtuar arrestimit duke u strehuar për disa kohë në Shqipëri. Por falë bashkëpunimit me dy policive, Gjepali ra në pranga.

Pas këtij arrestimi, nisën hetimet për Gamzent Gjepalin dhe Armand Kapidanin, të cilët dyshoheshin se trafikonin heroinë në Itali. Pas shumë hetimesh intensive, policia arriti që të arrestonte dy të dyshuarit me 40 kilogramë heroinë dhe armë.

Tashmë tre shqiptarët duhet të vuajnë dënimin dhe gjobën që ka vendosur gjykata kundër tyre./tvklan.al/