Turistët belgë humbin mes maleve në Tropojë

Dy turistë nga Belgjika, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë duke ekploruar malet në Tropojë. Sipas burimeve policore ata kanë njoftuar policinë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Stakaj”.

Bëhet fjalë për një djalë 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe. Nga informacionet mësohet se turistët kanë kërkuar ndihmë pas një dëmtimi që 25-vjeçari kishte pësuar në këmbë dhe që e pengonte të lëviste.

Ata janë dërguar në spitalin e Tropojës për trajtim mjekësor, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.