Turqia goditet nga katër tërmete të njëpasnjëshme

Katër tërmete të njëpasnjëshme e kanë goditur Turqinë këtë të shtunë.

Tërmeti i parë ndodhi në orën 15:18, i cili ishte me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit.

Ndërsa, tërmeti i dytë u regjistrua në orën 15:53 me magnitudë 2 shkallë të Rihterit në Turqinë qëndrore, sipas Qendrës Sizmologjike, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm dy minuta më vonë, Turqia lindore u godit nga një tërmet tjetër me shkallë 2.8 të Rihterit, ndërsa vetëm katër minuta më pas u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 2.1 shkallë të Rihetrit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.